Kukësi në errësirë, OSHEE u ndërpret energjinë qindra familjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2014, 13:47
Kukës - Qindra banorë të Kukësit, prej ditësh janë në errësirë, pasi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka ndërprerë energjinë për debitorët.Por banorët tregojnë se nuk kanë asnjë mundësi që të pagujnë faturat pasi jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike.Vetëm gjatë një jave në Qarkun e Kukësit janë realizuar më shumë se 300 operacione, dhe i'u është ndërprerë energjia më shumë se 320 konsumatorëve.Qarku i Kukësit ka nivelin më të lartë të faturave të papaguara të energjisë.