Vëzhgimi nëpër rrugët e Tiranës ku semaforët janë të pakoordinuar
Në Tiranë, rrezikohesh edhe nëse ke të drejtën e kalimit. Semaforët jo gjithmonë koordinohen mes njëri tjetrit duke u bërë në shumë raste burim aksidenti.Ora News monitoroi 2 kryqyëzime kryesore në kryeqytet, semaforin pranë Kryesisë së Kuvendit dhe atë pranë ish-hotel Dajtit.Në të dyja ditët e monitoruar, të drejtën e kalimit e kanë automjetet nga bulevardi "Zhan Dark" të cilat kthehen në sheshin "Skënderbej". Po ashtu edhe qytetarët që kalojnë urën e Lanës.Edhe në kryqëzimin e Kryesisë së Kuvendit ndodh e njëta gjë. Automjetet kanë të drejtë të kthehen djathas për nga zona e ish- Bllokut, po ashtu edhe këmbësorët.Kreu i Konfederatës së Sigurisë Rrugore Gëzim Hoxha tha se duhet edukatë qytetare por edhe sinjalistikë të nevojshme në këtë rast.Koordinimet në këtë rast bëhen nga policia bashkiake. Ora News pyeti Bashkinë e Tiranës dhe ky institucion tha se sinjalistika është në rregull, e bërë në konsultim dhe ekspertë të huaj dhe është e njëta me vendet europiane.E ndërsa qendrimet janë të kësaj natyre, drejtuesi autmjeteve në këto kryqëzime e duhet të jenë të kujdeshëm se aty janë qytetarë, po ashtu edhe qytetarët të mos nxitojnë sepse të drejtën e kanë autmjetet në mënyrë të tillë që sinjalistika të tilla të mos bëhën burim aksidentesh.