Prokuroria kërkon 30 vjet burg për 7 zyrtarë, zonën turistike të Kunës e dhanë për bujqësi

Lezhë-Prokuroria e Lezhës kërkon në total dënimin me 30 vjet burg për 7 persona, ndër të cilët 4 zyrtarë lokalë në komunën Shëngjin dhe 3 topografë, të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “fallsifikim dokumentash”.Për prokurorinë e Lezhës, këta persona janë fajtorë, pasi, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar, kanë shndërruar tokën kënetore në zonën turistike të Kunes, në Shëngjin, në tokë bujqësore dhe ua kanë shpërndarë disa banorëve.Në dokumenta kanë shënuar se këto prona u janë kthyer vite më parë, por realisht dokumentat janë bërë kohët e fundit, pasi në atë zonë nuk ka pasur asnjëherë tokë bujqësore.Gjithesesi, këta banorë, të cilët janë bërë "pronarë" me dokumentat e hartuar nga këta shtetas, kanë nisur ta mbushin me inerte për t’i justifikuar si toka bujqësore ose troje për ndërtim. Këto prona, pasi u janë shpërndarë banorëve, nje pjese u janë shitur të tretëve, duke krijuar në këtë mënyrë një seri shkeljesh ligjore.Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Lezhës kërkon dënimin e shtetasve si më poshtë:1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Shan Gërdhati, dtl.1958, për kryerjen e veprës penale të“Shpërdorimit të detyrës”të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6(gjashtë) vjet burgim. Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Shan Gërdhati për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Agostin Gjini, dtl. 1964, për kryerjen e veprës penale të“Shpërdorimit të detyrës”të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6(gjashtë) vjet burgim. Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Agostin Gjini për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikoll Prelaj, dtl. 1960, për kryerjen e veprës penale të“Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5(pesë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikoll Prelaj për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit” të parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6(gjashtë) muaj burgim.Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Nikoll Prelaj për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.4.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Licaj, dtl. 1947, për kryerjen e veprës penale të“Shpërdorimit të detyrës”të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5(pesë) vjet burgim. Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Fran Licaj për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Luigj Paloka, dtl. 1942, për kryerjen e veprës penale të“Falsifikimit të dokumenteve”të parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim. Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Fran Licaj për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Avdi Mali, dtl. 1935, për kryerjen e veprës penale të“Falsifikimit të dokumenteve”të parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Avdi Mali për një periudhë prej 2(dy) vjetësh me kusht që gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit, per te cilet eshte derguar kerkesa per gjykim, duke kryer veprime ne kundershtim me permbushjen e detyres shteterore dhe duke fallsifikuar dokumenta, kane arritur te shperndajne si toka bujqesore dhe me pas te rregjistojne ne ZRPP Lezhe, toka qe ndodhen në zonën turistike Kune, Shëngjin, në hapësirat kënetore të cilat janë toka pa fryt apo liqene e keneta. Si rrjedhoje perfituesit e ketyre pronave kanë vendosur kufijtë në këtë hapësirë kenetore dhe kane filluar të sjellin inerte për ti kthyer këto sipërfaqe kënetore në shesh ndërtimi. Këto pasuri të regjistruara në mënyrë të kundraligjshme jane rregjistruar në parcelat me nr.14, 47 dhe 12, që i përkasin zonës kadastrale nr.1987.Aktet e marrjes së tokës në pronësi janë plotësuar kohet e fundit, per llogari te viteve te mepareshme. Keto akte jane leshuar me numer me fraksion, si shtese tapie. Me pas, keto dokumenta, jane perpunuar, konfirmuar dhe nenshkruar ne kundershtim me ligjin nga Komuna Shengjin. Te gjitha keto akte, jane hartuar me data te mepareshme, si dhe nuk mbajne numra protokolli apo nese i kane jane te paqena apo te parregjistruara ne librat e protokollit te Komunes dhe me tej jane vulosur me vulen e Komunes Shengjin. Megjithate ka raste qe edhe vulat jane fallsifikuara. Keto praktika te paligjshme dokumentash jane paraqitur pa protokoll tek Sektori i Mbrojtjes dhe Administrimit te Tokes, ne Qarkun Lezhe, ku pasi jane konfirmuar, jane derguar ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Palujtshme Lezhe e cila i ka rregjistruar dhe ka leshuar certifikata pronesie. Vlen te theksohet se edhe afishimi publik i fillimit te rregjistrimit fillestar te ketyre pronave, eshte bere fiktivisht dhe pa u protokolluar apo rregjistruar. Nga ana tjeter vete shtetasit qe jane pajisur me toke, nuk kane dijeni se ku ndodhet kjo pasuri (te cilat jane te permbytura nen uje), si dhe nuk kane caktuar asnje topograf per matjen e tokes. Shumica e ketyre pronave, pasi jane rregjistruar jane shitur tek te tretet.Ceshtja eshte derguar per gjykim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Lezhe dhe akoma nuk eshte hapur shqyrtimi gjyqesor.