Akuzat e PD-së : Qeveria kërkon fitoren e zgjedhjeve në tavolinë
Tirane- Kur ka kaluar mbi një muaj që kur opozita ankimoi në Gjykatën Kushtetuese ndarjen e re territorial-administrative, e kur pak javë na ndajnë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve vendore të 2015-ës, duket se demokratët janë më të vendosur se kurrë: me këtë hartë qeveria synon vetëm të fitojë zgjedhjet në tavolinë."Edi Rama donte vetëm hartën që do ti japë fitoren në tavolinë dhe jo me votën e elektoratit. Kjo nuk është reformë por thjesht një hartë e re, klienteliste e kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit. Nuk garanton standarde për zgjedhje të lira, cënohet barazia e votës.Ka futur në amulli rregullimet zgjedhore. Kemi përplasje të hapura mes kësaj harte dhe kodit zgjedhor. Me këtë hartë nuk mund të shkohet në zgjedhje sepse do të viheshin në pikëpyetje edhe të gjitha proceset që do të vinin më pas. E kuptoj dritë shkurtësinë e kryeministrit Rama për të futur garuzhden në këtë çorbë që ka gatuar dhe të marrë edhe një copë mandat tjetër,” tha Bylykbashi.Dyshime deputeti demokrat shfaq edhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme:"Nuk është çudi që ne të kemi problem në procesin e hartimit te listave të zgjedhësve pasi ministri i Brendshëm i Ramës mund te marrë në dorë bazën e të dhënave. Jam i sigurt që me këtë polici që vetë Rama ka thënë do ta lëshojmë në territor, do të kemi masivisht intimidim dhe presion mbi zgjedhesit"Duke e quajtur reformën në drejtësi një prioritet të qeverisjes së djathtë që u bllokua qëllimisht nga e opozita sociale e asaj kohe, Bylykbashi thekson se demokratët janë pro kësaj reforme ndonëse nuk i fsheh rezervat:"Po, jemi të gatshëm. Reforma në drejtësi është prioritet por jo emergjencë që të justifikojë ndërhyrjen selective me qëllim kapjen e sistemit të drejtësisë nga ana e kryeministrit por duhet të jetë gjithëpërfshirëse".