Krishtlindje në Paris

Ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht për Krishtlindjet në Paris, me hapjen e tregut të krishtlindjeve në Champs Elysees.Kryetarja e bashkisë së Parisit Anne Hidalgo ishte e ftuara e nderit në ceremoninë madhështore.Përpara prejrjes së shiritit për fillimim e ceremonisë, ajo zhvilloi edhe një tur në tregun e krishtilndjeve me një karrocë me kuaj.Rrugët e Parisit u transformuan në parqe të mrekullueshëm dimërorë, ku më shumë se 160 tregtarë shisnin të gjitha llojet e dhuratave dhe suvenirëve, duke nisur nga ato për festat e fundvitit me simbolet e krishlindjeve dhe deri tek veshjet elegante dimërore.Tregu gjithashtu ka një pistë patinazhi, një hapësirë të madhe për ushqimet, ku ofrohet një gamë e gjere e tyre , një tren krishtlindjesh për fëmijë, i cili përshkon 200 metra drejt shpellës Santa."Edhe pse nuk është ende shumë ftohtë, atje ndihen vërtetë Krishlindjet, thotë Emily, një turiste amerikane.Kryetarja e bashkisë së Parisit vizitoi një pjesë të tregut, në mënyrë specifike prodhuesit francezë të ushqimit, ku shampanja dhe proshuta shiten gjithmonë së bashku pasi janë prodhimet klasike të Francës në stinën e dimrit, por edhe supa me qepë.Pjesa më interesante e tregut është një rrotë gjigande prej hekuri, e cila është vendosur në afërsi të Place de la Concorde, e cila i jep një pamje të pabesueshme Harkut të Triumfit, kullës së famshme Eiffel dhe Muzeut të Luvrit.Tregu i Krishtlindjeve i ka rrënjët në Gjermaninë mesjetare, ku më pas u përhap në të gjithë Europën.