Pal Lekaj: Vota ime shkon vetëm për Haradinajn

Pal Lekaj, deputet dhe anëtar i kryesisë së AAK-së flet situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare ku nuk kemi ende një qeveri në Kosovë. Në një lidhje me skype për Ballkan Magazine Lekaj u shpreh:  "Topi është në anën e zotit Thaçi dhe brenda 2-3 ditësh do të ketë një zgjidhje për formimin e institucioneve. Ajo që mund të them është se do të ketë një ridizenjim të marrëveshjes. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se lideri i kësaj force politike, Ramush Haradinaj, ka mbështetjen e Gjermanisë për tu bërë Kryeministri i ri i Kosovës. Vota ime do të shkojë vetëm për zotin Haradinaj"