Fatmir Haxhiu" merr emrin një nga ambjentet e Shtëpisë së Oficerëve

Një gjeni i artit pamor. Kështu është cilësuar nga Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Artistin e Merituar dhe Mjeshtrin e Madh të Punës, piktorin Fatmir Haxhiu.Vlerësimi i Kodhelit erdhi gjatë ceremonisë për pagëzimin e një prej ambjenteve në Shtëpinë e Oficerëve me emrin e artistit.“Nuk do të kishin mjaftuar të gjitha këto për të treguar emocionin që unë kam sot për disa arsye që rrjedhin edhe për shkak të familjes nga ku unë vij, që është një familje artistësh edhe për shkak të miqësisë së vjetër të Nderit të Kombit Kel Kodheli me gjigandin Fatmir Haxhiu.Por jo vetëm kaq, është në nderin e Forcave të Armatosura të nderojmë sot një filastër të kulturës shqiptare, të nderojmë sot një gjeni të arti pamor, të atij në telajo dhe të asaj morale, të nderojmë sot një ish-ushtarak që kaq shumë i dha artit dhe kulturës shqiptare. Artistë si Fatmir Haxhiu rrinë atje lart dhe veprën e tyre na e kanë dhuruar ne këtu, ne do të vazhdojmë tua lemë brezave që vijnë, por një gjë nuk duhet ta harrojmë: arti është kuintesenca e shpirtit të një populli dhe këtë Fatmir Haxhiu ka ditur ta ruajë dhe ta pasurojë si shumë pak njerëz në vendin tone”E emocionuar dhe me lot në sy Arjana, vajza e piktorit, theksoi fjalët e babait të saj se Ushtria nuk është kursyer për ti hapur rrugën drejt artit.E pranishme në aktivitet ishte edhe ministria e Kulturës Mirela Kumbaro, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes, gjeneralë, ushtarakë, miq e të afërm të piktorit. Aktiviteti u zhvilluar nën kujdesin e MInistres së Mbrojtjes, në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit të vendit.