Skocia mund të kërkojë sërish referendum për pavarësinë

Skocia mund të kërkojë të mbajë një tjetër referendum për pavarësinë nëse nuk i garantohet më tepër autonomi, të paktën kështu pretendon lideri në largim i Partisë Nacionalist, Aleks Salmond.Në fjalimin e fundit si kryetar partie, Salmond u tha anëtarëve të Partisë se Skocia do t'ia arrinte ta realizonte ëndrrën e saj për pavarësi nga Londra dhe paralajmëroi kryeministrin David Cameron që të mos ndërhynte ne këtë proçes.Në fakt, në tri ditët e fundit para referendumit të 18 shtatorit, në përpjekje për të mos lënë Mbretërinë e Bashkuar të ndahej, tri partitë kryesore britanike i premtuan skocezëve më shumë fuqi për vetëvendosje.Por që kur 55% e tyre votuan kundër prishjes së bashkimit 307-vjeçar, ata janë tërhequr nga nisma që do të ndryshonte totalisht sistemin politik në Mbretërinë e Bashkuar.Megjithëse, kryetarja e re e Partisë Nacionaliste, Nikola Sturxheon, tha se referendumi nuk do të bëhet tani shpejt, ajo paralajmëroi se caktimi i datës së votimeve të ardhshme do të varej edhe nga mbajtja e premtimeve të qeverisë britanike.Sondazhet tregojnë se që pas referendumit, mbështetja për nacionalistët është rritur aq sa ata mund të bëhen edhe faktor për formimin e qeverisë në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2015.