Itali, protestat anti-qeveritare degjenerojnë në përleshje me policinë

Reformat e punësimit që ka ndërmarrë kryeministri italian, Mateo Renci, kanë bere qe  në qytetet kryesore njerëzit të dalin në protesta, të cilat kanë degjeneruar në përleshje me policinë.Milano, Roma, Napoli dhe Palermo kanë qene skenat e përleshjeve, ku disa persona kanë mbetur të dëmtuar.Duke dalë totalisht kundër doktrinës së majtës së cilës i përket, Renci është zotuar se do të anullojë vendimin që i lejon punonjësit e kompanive italiane me më shumë se 15 vetë në staf, të hedhin në gjyq punëdhënësin për të rifituar vendin e punës, nëse janë hequr padrejtësisht.9Sipas Rencit, përveçse rregulli diskriminon punonjësit e huaj, është i padrejtë edhe për ata me kontrata të përkohshme pune. Por sindikatat kryesore në vend, të cilat mbështeten fort te shërbimet publike, si dhe punëtorët e kompanive të mëdha industriale, janë hedhur kundër këtij ndryshimi, me pretendimin se cënon të drejtat e punonjësve.Të dhënat ekonomike tregojnë se Italia i është rikthyer reçesionit ekonomik, çka thekson rëndësinë e reformave që po ndërmerr Renci, të cilit i duhen rezultate konkrete për t'u kërkuar partnerëve europianë më shumë lirshmëri në buxhet.13Ligji që planifikohet të kalojë në aprovim në parlament, parashikon që punëtorët e hequr nga puna për çështje të brendshme të kompanive, të marrin një dëmshpërblim, por nuk do të kenë të drejtën të kërkojnë rikthimin në vendin e punës.Gjatë ditës, mjaft italianë dolën në mbështetje të punëtorëve të transportit publik, të cilët u hodhën në grevë pikërisht për reformat e parashikuara nga qeveria e Rencit.