SHBA, 150 besimtarë myslimanë falin të premten në Kishën Episkopale

E premtja është një ditë e veçantë për ritet fetare të muslimanëve. Por për rreth 150 besimtarë amerikanë, kjo e premte ishte edhe më e veçantë nga të tjerat.Ata ishin të ftuar në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit për të kryer ritet e tyre, në një shenjë të madhe bashkëpunimi dhe marrëdhënieve të mira mes dy feve monoteiste.Besimtarët u falën nën tavanin e harkuar të katedrales Episkopale dhe të gjithë pranuan se ishte një nder për ta."Erdha me mamanë. Mora disa qilime për t'u falur dhe mendoj se është një përvojë e shkëlqyer. Kam jetuar gjithë jetën time në këtë zonë dhe ndihem vërtet pjesë e këtij komuniteti", tha Ahsun Dasti, një prej besimtarëve të pranishëm.Mes grupeve që morën pjesë në faljen e së premtes ishin edhe pjesëtarët e Shoqërisë Islamike të Amerikës së Veriut dhe të Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike.Katedralja Episkopale është një simbol fetar në Shtetet e Bashkuara. Në të janë mbajtur ceremonitë mortore të presidentëve amerikanë dhe gjithashtu ceremonia përkujtimore pas ngjarjeve të 11 shtatorit nga administrata Bush.