Art me ushqimet e konservuara, bamirësi për "Ditën e Falenderimeve"

Një konkurs dizajni pritet të ushqejë mbi një milionë të varfër në New York në “Ditën e Falenderimeve”.I titulluar "Canstruction" kompeticioni vjetor mbledh dizenjues, arkitektë dhe inxhinierë , të cilët ndërtojnë vepra arti me ushqimet e konservuara, ose më saktë me kutitë e tyre të pahapura.Këtë vit, 27 ekipe kanë përdorur pothuajse 80.000 kanaçe për të ndërtuar kryeveprat e tyre, të tilla si një mollë gjigande, një pallua dhe gjithashtu një version të veprës mendimtari, i cili ka fituar edhe çmimin “Cheri”, i titulluar kështu në nder të themeluesit të këtij konkursi, Cheri Melillo.Yeon Kim Soo, kapitene e ekipit që krijoi hyrjen, tha se ajo donte të krijonte një kontrast  të madh , i cili do ti bënte vizitorët të mendojnë.Skulptura është bërë nga 4320 kuti metalike sardelesh dhe është ndërtuar për 300 orë nga 15 persona.Çmimi i nderit në konkurs për vaktin më të mirë i shkoi kompanisë “RAND Engineering & Architecture”, e cila krijoi një qenush të përbërë nga 11 lloje të ndryshme kutish ushqimi.Kapitenia e skuadrës, Ana Sandoval, thotë se qëllimi i tyre ishte të krijonin diçka kolorative , por gjithashtu edhe të përdorin kuti të ndryshme.Vepra e titulluar, "Hounding Hunger" është e përbërë nga 2,568 kuti fasulesh , susami, sardelesh, qumështi etj.Pas përfundimit të ekspozitës, ushqimet do të shkojnë për të varfrit dhe do të shpërndahen në "Ditën e Falenderimeve".Ekspozita "Canstruction" do të jetë në Winter Garden Atrium në Nju Jork deri më 20 nëntor.