"Rilindja e qyteteve", rrugët e lagjeve në Berat, me gropa e pellgje uji
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2014, 12:36
Berat - Teksa po "rilindin" qendrat e qyteteve, rrugët në lagjet e qytetit të Beratit prej kohësh janë në gjendje pothuajse të pakalueshme për këmbësorët.Gropat e shumta në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e rrugëve janë mbushur me ujë.Rruga në lagjen "30 Vjetori", pak metra nga qendra e qytetit është zhytur mes ujit.Banorët tregojnë se kjo situatë vazhdon prej vitesh, ndërkohë që premtimet e fushatave elektorale, thuhen dhe mbeten me kaq.Ardhja e stinës së dimrit duket se do të shtojë dhe më tepër vështirësitë në infrastrukturë në këtë lagje, një nga më të populluarat në qytetin e Beratit./nzh/oranews.tv/