Buxheti 2015, PD: Varfëron shqiptarët dhe dhjamos qeverinë
Tashmë është e qartë se Partia Demokratike e kundërshton fuqishëm buxhetin e vitit 2015. Në mbledhjen e deputetëve të PD, të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, deputetet kanë shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me këtë buxhet.Ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode ka renditur disa nga pasojat që populli shqiptar do t’i vuajë nga ky buxhet, që sipas PD, rrit zullumet e qeverisë.“Buxheti i vitit 2015 ul investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë. Ky buxhet jo vetëm që ul në tërësi investimet dhe shërbimet, por braktis mbrojtjen shoqërore ndaj shtresave më të ekspozuara të shoqërisë, nga rritja e taksave, nga rritja e tarifave, pa përmendur këtu rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Buxheti për ndihmë ekonomike, për pagesat e papunësisë dhe për ata me PAK pëson një rënie në krahësim me buxhetin 2014. Rreziku për të rënë në varfëri ekstreme është evident në vitin 2015. Ky buxhet nuk rrit paga. Ato do të mbahen të ngrira, për të dytin vit rresht punonjësit nuk do kenë rritje pagat dhe as pensionet”, tha Bode.Deputeti i PD, tha gjithashtu se qeveria ka braktisur edhe ato sektore të rëndësishëm, siç është bujqësia, duke mos financuar fermërë, por klientelsitë.“Qeveria jo vetëm braktis shtresat në nevojë, por ajo braktis edhe politikat për mbështetje sektorial. Bujqësia është braktisur, politika e nxitjes së prodhimit bujqësor përmes programit të qeverisë të lançuar është braktisur . Nuk përfiton fermeri që mbjell, që kultivon, por financohen në mënëyrë klientelistë njerëz që nuk merren drejpërdrejt me bujqësi, por tregtarë dhe biznesmene që merrenë me tregtimin dhe konservimin e produkteve bujqësore”, u shpreh ish-ministri i Financave.