SHBA: Urime Shqipërisë dhe Serbisë për vizitën historike, u hap një kapitull i ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2014, 09:23
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshendesin Qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Serbisë për vizitën historike. Në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit sot thuhet:Urime, Qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë për vizitën historike. Shtetet e Bashkuara përshëndesin Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç për vizitën e parë zyrtare të një kryeministri shqiptar në Beograd pas afro 70 vjetësh.Ne mirëpresim angazhimin e ndërsjelltë të këtyre dy liderëve për të hapur një kapitull të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve të tyre.ar.sh/Oranews.tv