Basha në Vlorë, qytetarët kërkojnë protesta për situatën ekonomike

Vlorë - Kryeyari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar takimet në rrethe, këtë herë me banorët e Vlorës. Kushtet e vështira ekonomike, papunësia, pamundësia për të siguruar ushqimet bazë dhe faturat abuzive të energjisë elektrike, kanë qënë disa nga ankesat e tregatrëve dhe banorëve që janë shprehur të gatshëm të mbështesin çdo lloj proteste nga ana e opozitës.Vetë kryetari demokrat akuzoi qeverinë e majtë  që sipas tij pasi u morën votat dhe nuk i dëgjojnë më qytetarët."Kjo situatë është rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së taksave, rritjes së paligjshmërisë, rritjes së pandjeshmërisë, faktit që nuk duan t'i dëgjojnë më qytetarët. Ua morën votën dhe s'duan t'i dëgjojnë më", u shpreh Basha.Edhe në takimin në zonat rurale kryetari demokrat është njohur më vështirësitë që fermerët kanë në punimin e tokës, sikundër ata shprehën shqetësimin edhe për mungesën e subvencioneve nga ana e qeverisë.Oranews.tv