Çipa pret ambasadorin Schnoll, Saranda ngjall interes tek austriakët

Sarandë - Thomas Schnöll, ambasador i Austrisë në Shqipëri, është pritur pasditen e 12 nëntorit nga Kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa në bashki. Në pritje merrte pjesë edhe nënprefekti i Sarandës, Ilir Hysi.Pas prezantimit të profilit të Sarandës, si qyteti më turistik në jug të vendit, Kryetari i Bashkisë Stefan Çipa ka folur për marrëdhëniet Shqiperi-Austri, të para në optiken e 100 viteve histori. Marrëdhëniet tona me Austrinë kanë një histori të paktën njëshekullore, u shpreh Kryebashkiaku Stefan Çipa. Ai ka veçuar faktin qe austriakët janë ndërtues të rrugës automobilisike Vlorë-Sarandë dhe se kjo është përjetësuar edhe në kujtesën e njerëzve tanë, si edhe në memorialin që ngrihet në fshatin Shënvasil të Sarandës..Kryetari i Bashkise, Stefan Çipa e ka çuar kujtesën 10 vite më parë, kur donatorë austriakë nga Graci i Austrisë, janë gjendur pranë institucionit të Shtëpisë së Fëmijëve të Sarandës, me një paketë ndihme me objekte hotelerie për kete institucion, për të vijuar me 2005, kur është zyrtarizuar binjakëzimi i Bashkisë Sarandë, me qytetin e Waitz në Austri. Ai tha se Saranda në veçanti, ka qenë një destinacion tërheqës për investime serioze nga qeveria austriake dhe ka përmendur ndihmesën e madhe që ka dhënë qeveria austriake për shkollën e mesme profesionale Hoteleri-Turizëm, si dhe grantin e qeverisë austriake për ndërtimin e ujësjellësit të Sarandës, me vlerë mbi 4 milionë euro.Nga ana e vet ambasadori Schnoll tha se Saranda është qyteti i parë që është duke vizituar në jugun shqiptar. Ai ka vlerësuar përpjekjet që bëhen për zgjerimin e kufijve të sezonit turistik nga Bashkia e Sarandës dhe bëri të ditur vizitën e Presidentit të shoqatës së të moshuarve austriakë në Shqipëri më 26 nëntor në Tirane. Ai ka selektuar Sarandën si një ndër vendet alternative për t'u vizituar jashtë sezonit turistik veror.Nënprefekti i Sarandës, Ilir Hysi, i pranishëm në këtë takim, tha se Saranda është një ndër tri pikat kryesore të hyrjes së të huajve në tokën dhe në ujërat shqiptare dhe ne e mbajmë mirë parasysh këtë.Kryebashkiaku Çipa tha se kushdo që zgjedh Sarandën, për të vizituar në verë apo në vjeshtë, bën zgjedhjen e duhur dhe se ajo është po kaq tërheqëse si në verë, edhe në vjeshtë e në pranverë.Në fund të takimit kryabashkiaku Stefan Çipa i dhuroi ambasadorit austriak Schnoll simbolin e anijes-shqiponjë, që ankoron në brigjet e saj, ndërkohë që ai la një mbishkrim në Librin e Artë të Bashkisë së Sarandës.Oranews.tv10389180_751993381560759_5675448469356591067_n 10379009_751993331560764_4194436889127837253_n 1932221_751993141560783_6413754050867709468_n