Tritol zyrave të OSHEE në Fushë Krujë, s’ka të lënduar, vetëm dëme materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2014, 22:42
Vetëm 45 minuta nga shpërthimi me tritol në kryeqytet, në Fushë Krujë është regjistruar një tjetër shpërthim me eksploziv. Shënjestër e atentatorëve janë bërë zyrat e kujdesit ndaj klientit të OSHEE.Edhe këtu si duket si duket shprehja popullore “ç’të shohësh tek komshiu prite në shtëpi” duket se ka zënë vend. Pasi vetëm 5 ditë më parë një dyqani të ri, të sapohapur, ngjitur me të iu vu tritol.E megjithatë, kujtojmë faktin se ngjarja vjen edhe pas aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike.Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale.Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.