Difekti i Facebook që gjunjëzoi internetin

Në rast se mbrëmjen e djeshme menduat se interneti u çmend dhe thuasje çdo faqe nuk punonte, atëherë s’jeni të vetmit. Faqet më të mëdha botërore nuk punonib si CNN, Huffington Post, ESPN, Gawker, The Washington Post, BuzzFeed etj, të gjitha të “prishura”. Pse? Sepse Facebook pati një problem të vogël.Problemi filloi me Facebook Connect, e thënë më qartazi, çdo faqe që ka një buton “Like” të facebook-ut u prish. Ky difekt i dërgonte gabimisht të gjitha këto site në Facebook ku u shfaqej një mesazh “Error”.E vetmja mënyrë për të parandaluar vdekjen e internetit ishte të bëje log out nga llogaria juaj e Facebookut meqënëse butoni Like është kudo … Problemi ishte se jo të gjithë po e kuptonin se kush ishte problemi, të gjithë jemi të loguar në facebook, twitter, google, youtube e kush e di çfarë tjetër. Çdo gjë është e lidhur me diçka, ky është interneti. Në rast se ju nuk keni akoma një llogari Facebook (dhe nëse nuk e dini se çfarë është, pyes veten a ka akoma njerëz që nuk e dinë se çfarë është?) jeni nga ata pak (shumë pak) fatlumë që nuk e patën këtë problem. Megjithatë, është e frikshme të mendosh se një buton i vogël, që as nuk e vëmë re shpesh herë mund të shkatërrojë thuajse një internet të tërë, apo jo?