Elbasan, falsifikuan kontrata për kredi, kallëzohen një gjyqtar dhe një prokuror

Elbasan – Gjyqtari i Elbasanit Qani Hasa është kallëzuar penalisht sot nga Inspektoriati i Pasurisë për mashtrim, falsifikim dhe korrupsion, pasi përveçse ka falsifikuar disa kontrata në bashkëpunim me prokurorin Petref Asllani - edhe ky i kallëzuar për falsifikim e mashtrimi- ka tentuar të korruptojë me para inspektorët e ILDKPI-së, që i zbuluan mashtrimin.ILDKPI-ja ka njoftuar sot nga kontrolli i plotë i deklaratave të pasurisë të gjyqtarit Qani Hasa dhe prokurorit Petref Asllani ka rezultuar se në bashkëpunim me njeri - tjetrin kanë hartuar kontrata fiktive e të falsifikuara me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave.Ata akuzohen për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive në deklaratat e tyre të interesave private.Gjyqtari Qani Hasa, pas proces-verbalit të pyetjes në ILDKPKI i ka ofruar para Inspektorëve të çështjes me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara gjatë kontrollit të plotë.Për sa më sipër, Inspektori i Përgjithshëm ka depozituar kallëzim penal ndaj subjekteve Qani Hasa dhe Petref Asllani për veprat penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare në bashkëpunim, mashtrimit me kredi në bashkëpunim, fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurive dhe korrupsionit aktiv parashikuar nga nenet 186 e 25, 146 e 25, 257/a dhe 244 të Kodit Penal.Oranews.tv