Marrëveshjet me Serbinë, Bushati: Forcojnë lidhjet mes dy vendeve

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është nisur sot në Bruksel për tu takuar me Komisionerin e BE për Zgjerimin Hahn dhe Sekretarin e ri te Pergjithshem te NATO-s Jens Stoltenberg.Duke folur pas prezantintimit të buxhetit në komisionin e Jashtëm, Bushati komentoi vizitën në Serbi duke e cilësuar një hap të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.“Ky është një kapitull i ri për vetë faktin që ne konkluduam marrëveshje të rëndësishjme, një pjesë e të cilave ishin të inspiruara nga procesi i Berlinit. Por duhet të jemi realist, kjo vizitë ndodh pas 7 dekadash dhe do të ishte një sinjal i mirë që të punohej për vizitën e Vuçiç në Tiranë dhe po ashtu krahës marrëveshjeve të punohet edhe për zvogëlimin e diferencave, në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, ku në kuptimin politik, gjeopolitik dhe gjeoekonomik, Tirana dhe Beogradi kanë një peshë të posacme në rajon, Tirana edhe më shumë për faktin që jemi edhe anëtarë të NATO-s", tha Bushati.