Opozita dhe biznesi me një qëndrim: Qeveria të rikthejë taksën e sheshtë
Partia Demokratike dëgjoi sot shqetësimet e biznesit për Paketën Fikale.Në një tryezë të thirrur nga opozita, kreu i PD Basha tha se qeveria nuk nxori mësime nga një vit më parë, por solli sërish një paketë diskriminuese për biznesin.Duke pranuar edhe gabimet e qeverisjes së shkuar, Basha tha se PD nuk po kërkon kapital politik por heqjen e barrës së taksave ndaj biznesit dhe qytetarëve.“Në kundërshtim me paralajmërimet tona, pr/buxheti po tentohet të kalojë si nën rrogozë, ndonëse duket se edhe në axhendën e shkurtër tre javore që kanë lënë për një paketë kaq të rëndësishme, mundësia për konsultime është zero. Ndërsa ai ballafaqimi i parë më biznesin tregoi se shqetësimet nuk janë vetëm tona, por janë tuajat janë të qytetarëve, të cilët janë përballur me efektet e paktës 2014 dhe në vend të cojnë lehtësim, shohim thellim të mëtejshëm të problematikës.Nuk vijmë këtu për të mbajtur pozicione nga katreda për t’ju dhënë leksion mazhorancës, por vijmë si opozitë me përgjegjësi edhe për të kaluarën, duke nënvizuar se cfarë kemi bërë mirë, është vlerësuar, por duke marrë përgjegjësi edhe për ato që s’i kemi bërë mirë, i kemi bërë mjaftueshëm apo i kemi bërë keq”, tha Basha.