Akulli mes Obamës e Putin, i vetmi muhabet mes tyre dekorimi i sallës
Takimet mes Barak Obamës dhe Vladimir Putinit në samitin e Azi-Paqësorit në Kinë treguan shumë për marrëdhëniet e ngrira mes SHBA-së dhe Rusisë.Të takuar fillimisht në Pekin të hënën dhe të martën në samitin e G20-ës në Brisbejn të Australisë, të dy nuk kishin mundësi që të shmangeshin përballë gjithë botës që i mbante sytë edhe nga ata.Mes Obamës dhe Putinit nuk ka pasur marrëdhënie veçanërisht të mira dhe me krizën e Ukrainës që po merr përmasa të reja, asnjë nga të dy Presidentët nuk mund të tregonte shumë dashamirësi ndaj tjetrit.Kur qendronin të dy krah Presidentit kinez, Xi Jinping, dëshmitarët tregojnë se të vetmet fjalë që shkëmbyen ishin mbi bukurinë e sallës ku u zhvillua takimi.E ndërsa uleshin në tavolinë, Obama nuk reagoi pothuajse fare kur Putini e goditi në shpatull, duke konfirmuar ngrirjen e marrëdhënieve mes tyre.




