Rama kthehet në Shqipëri, në Prizren drekë pune me Ministrin Hoxhaj
Pasi la Preshevën kryeministri Edi Rama iu drejtua Kosovës.Përgjatë gjithë rrugës kosovarët ishin organizuar në grupe për të përshëndetur kryeministrin shqiptar, ndërsa flamuri kuqezi nuk mungonteNë Prizren ishte rezervuar një pritje e vecantë.Një pritje që ka impresionuar kryeministrin i cili në FB do të shkruante"Për Shqipëri përmes Kosovës me zemrën plot, falë mijëra shqiptarëve që dolën përgjatë rrugës për të na përshendetur".Një mik si kryeministri shqiptar nuk mund të përcillej pa treguar atë që karakterizon si tipar kryesor shqiptarët, mikrpitjen.Pak kilometra larg kufirit me Shqipërinë kryeministri Edi Rama është ftuar të darkojë nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kreu i komunës së Prizrenit Ramadan MujaMe një deklaratë prej diplomati Hoxhaj tha shumë pak për mediatNdoshta nxitimi i kryeministrit për tu kthyer në vendi ne tij, ndoshta se biseda u përqendrua ashtu siç tha ministri i Jashtëm kosovar te mesazhet e Ramës në Beograd ka bërë që disa gjera të mbeten pa thënë në tryezë.Për këtë aryse Rama e Hoxhaj morën pak kohë dhe jashtë ambjenteve të lokalit ku darkuanMë pas drejt pikës kufitare të Morinit dhe në Shqipëri pas dy ditësh qëndrimi në Serbi. Pas reagimit të ashpër serb, pas mbështetjes së madhe shqiptare në Preshevë dhe në Kosovë, të mërkurën në orën 12 00 kryeministri Rama do të jetë para medias në Tiranë, ku do të njihet dhe me reagimin e Opozitës, që ka pritur kthimin e Kryeministrit për të shprehur qëndrimin për vizitën e tij në Serbi.
