Gjosha: Komisioni Europian, 42 mln euro për buxhetin e shtetit

Komisoni Europian ka menduar për buxhetin e Shqipërisë, duke i akorduar një paketë financiare prej 42 milion euro.Në komsioni parlamentarë të integrimit, Ministrja Klajda Gjosha, tha se kjo shumë i akordohet Shqipërisë në kuadër të Instrumentit të Paraaderimit, dhe adresohet për projekte të ndryshme dhe për shlyerjen e detyrimeve shtetërore ndaj kompanive.“Nuk do të shkojë vetëm për pagesat e prapambetura të bizneseve, por edhe për një qasje sektoriale ku do të mbështeten të gjitha prioritetet që do të ketë qeveria vitin e ardhshëm. Kjo është një projekt pilot i Komisionit Europian, por që ata e quajnë arritjen më të madhe”, tha Gjosha.Qeveria shqipatare i ka akorduar Ministrisë së Integrimit për vitin 2015 një buxhet prej 567 milion lekë, ku krahas projekteve mbështetëse për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, parashikohet dhe shtesë personeli për të plotësuar nevojat që dalin për përmbushjen e rekomandimeve.