Ishte dënuar 22-vjet burg për vrasjen e ish-kunatit, ekstradohet nga SHBA

Ekstradohet nga SHBA një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga New Yorku drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Altin Hasani, 41-vjeç banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , me Vendimin Nr.272, datë 29.04.1999 e ka dënuar këtë shtetas në mungesë me 22 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me Paramendim“.Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Më datën 23.10.1999, rreth orës 13.00, në lokalin e Ish mensës së Uzinës Traktori Shkozë - Tiranë , shtetasi Altin Hasani , ka varë me thikë shtetasin N.B, sepse shtetasi N.B kishte qenë i martuar me motrën e autorit dhe më pas e kishte ndarë.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Washingtonin , u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.