Protesta e opozitës më 22 nëntor do mbështetet edhe nga BSPSH

Shkodër - Qeveria shqiptare pritet të përballet me protesta masive, që pikënisjen do ta kenë nga 22 Nëntori, datë të cilën edhe pse e ka thirrur opozita, ajo do të mbështetet edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.Kryetari i BSPSH Gëzim Kalaja kërkoi që qeveria të bëjë një amnisti për energjinë dhe më pas të nisë reformat në këtë sistem. Duke i lënë afat kësaj të fundit datën 22, Kalaja përshendeti nga ana tjetër ndëshkimin e vjedhësve të energjisë.Kalaja u ndal edhe tek sistemi arsimor, duke mos kursyer akuzat për liçensimin e mësuesve, që e quajti proçes selektiv, ashtu si edhe aksionet e INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje.Deklaratat Kalaja i bëri gjatë një takimi me sindikalistët shkodranë, ku sqaroi se pas Tiranës protestat do të shtrihen edhe në rrethe.Oranews.tv