Atentati ndaj Hasanalija, hetimet: Të arrestuarit s’kanë lidhje me krimin

Pavarësisht se policia arrestoi Florenc Qepurin dhe Xhemal Adushaj për atentatin ku mbeti i plagosur Krenar Hasanalija, nga hetimet e deritanishme të prokurorisë nuk rezulton që ata të kënë kryer krimin.Në gjykatën e Tiranës organi i akzuës ka kërkuar 1 muaj burg, për të vërtetuar dyshimet paraprake të ngritura nga policia,për ngjarjen e 30 tetorit në zonën e unazës së rë,në Tiranës.Qepuri u ndalua natën e plagosjes,ndërsa Adushaj një ditë më pas. Nga hetimet ata dyshohet se kanë qenë në zonën ku policia po bëntë kërkimet për autorët dhe gjatë kërkimit ata janë larguar me shpejtësi.Kjo ka ngjallur dyshimet e policisë që ata mund të kishin lidhje me plagosje. Megjithatë prokuroia është duke e verifikuar të gjithë informacionin e mbledhur deri tani, edhe atë të mbërritur për dy të arrestuarit.