Buxheti 2015, Luan Rama: Mos u bëni zëdhënës të ministrave

Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka kaluar në parim projektbuxhetin e vitit 2015.Institucionet e sigurisë në vend ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme ishin të kënaqura me fondet e akorduara . Por pavarsisht dakordsisë së komisionit,deputeti i LSI Luan Rama, ka shigjetuar kolegët e tij relator të buxhetit,të cilët paraqitën shifrat dhe shpërndarjen e tyre,si arritje dhe sukses.Ai ka kërkuar prej tyre që të ngrejnë problematika dhe jo të kthehen në zëdhënes të ministrave.Vetëm shërbimi informative shtetëror ka kërkuar dhe 1,5 milionë dollar më shumë se shifra e dhënë nga qeveria. Megjithatë do të jetë komisioni i sigurisë ai që do t’i plotësojë kushtet agjencisë së inteligjencës shqiptare.Debate priten kur projekbuxheti të kalojë nën për nen në komison.