Përplaset shumica për akcizën e pijeve energjike, debate tek ekonomia

Deputetët socialistë kanë dalë kundër qeverisë për heqjen e akcizës për pijet energjike, duke kërkuar rikthimin e saj. Minsitri i Financave Shkëlqim Cani, këtë vendim e justifikon si kërkesë të grupëve të interesit por dhe e ambasadave të Bashkimit Europian.Edhe deputeti Taulant Balla e gjen si të pavend heqjen e akcizës për pijet energjike, duke theksuar se më mirë të hiqet për kafen, e cila konsumohet në masë nga mosha e tretë.Kritikave të deputeteve socialistë nuk i ka shpëtuar dhe buxheti për vitin 2015.Ben Blushi tha se ky është buxheti i parë që vjen i pa shoqëruar me projekte konkrete.