Gjermeni: Kavaja, së shpejti e preferuara e turistëve, ka pranë detin

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka inspektuar punimet që janë duke u kryer në qytetin e Kavajës, investim i fondit të zhvillimit të rajoneve.E shoqëruar nga kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, ministrja Gjermeni ka parë nga afër punimet për qendrën dhe rrugës karakteristike pranë saj, ku dikur tregtoheshin suvenire.Gjermeni e ka cilësuar aksionin e INUK, të nevojshëm për planifikim të qëndrueshëm të territorit. Për kryebashkiakun e Kavajës Roshi, "Rruga e Tironsve" do të jetë gati në shkurt-mars të vitit 2015.Pas qendrës, vëmendja e ministres Gjermeni u zhvendos në hyrje të Kavajës, ku pa nga afër punimet në këtë segment rrugor.