Verë dhe shampanjë kontrabandë në Han të Hotit, ndalohet malazezi
Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë në Doganën e Hanit të Hotit.Pas një aksioni të ndërmarrë nga strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, u bë i mundur evidentimi, ndalimi dhe sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash kontrabandë në Doganën e Hanit të Hotit.Nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targë PG GD 963/ PG107GA, me ngarkesë nga Italia, tranzit nëpërmjet kufirit me Malin e Zi me pronar dhe shofer një shtetas malazez, me subjekt pritës “ASHEL” shpk, Shkodër, u gjetën të padeklaruara rreth 5500 kg artikuj.Mallrat e sekuestruara janë shishe vere dhe shampanje që nuk ishin të pajisura me pullë fiskale, lëngje frutash, kafe e bluar dhe e pjekur ‘Lavazza’, miell gruri, detergjentë si dhe mallra të tjera ushqimore.Malli është sekuestruar nga ana e autoriteteve doganore të cilat po kryejnë procedurat e mëtejshme ligjore. Detyrimi doganor i shmangur dhe gjoba arrin vlerën 1.105.560 lekë.