Përgjaket Rruga e Kombit, shuhet në Kukës-Morinë familja me 3 anëtarë
Kukës-Një aksident tragjik në aksin Kukës-Morinë ka shënuar 3 viktima, mes të cilëve një vajzë 15 vjecare. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Uzinës.Mjeti tip Golf me targa të Serbisë VR 001GZ ku udhëtonin 3 anëtarët e një familje është përplasur me mjetin Tip BMW me targa kosovarë 0185 AF, ku udhëtonin dy djem të rinj.Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën në vendngjarje tre personat në mjetin tip Golf tresh, dy prindërit me vajzën e tyre, me origjinë nga Kosova.Dy personat e plagosur nga Drenica, janë dërguar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit dhe janë në gjendje të rëndë.Ende nuk dihet identiteti i tre viktimave, ndërkohë që policia po këqyrë vendin e aksidentit për të zbardhur shkaqet.Aktualisht, edhe qarkullimi I automjeteve në vendin e aksidentit është bllokuar, pasi ura është e njëkahshme. Ekspertët po punojnë për lëvizjen e automjeteve.[caption id="attachment_420326" align="alignright" width="640"]
Në foto: Një nga makinat e aksidentuara në rrugën e kombit[/caption][caption id="attachment_420336" align="alignright" width="640"]
Në foto: Makina tjetër e aksidentuar në rrugën e kombit[/caption]