Ishte dënuar 5 vjet burg për trafik narkotikësh, ekstradohet në Serbi preshevari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2014, 18:41
Ekstradohet nga Shqipëria drejt Serbisë, një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Rreth orës 15:00, të pasdites së sotme nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Tirana drejt Beogradit i shtetasit Afrim Nuredini, lindur në Preshevë.Gjykata e Beogradit me vendimin Nr.N.Okz1.br.2407/13, datë 11.06.2013, dhe Gjykata e Vranje, me vendimin Nr.No.K.br210/10, datë 09.09.2013 e kanë dënuar me 5 vjet për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”dhe me 3 muaj burg për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të dokumentave.Shtetasi Afrim Nuredini, , është arrestuar më datë 03.08.2014, gjatë kontrollit të pasaportave në P.K.K.Rinas.