Paraburgimet, Hysi: Ka mbipopullim, nuk marrin trajtim shëndetësor

Nënkomisioni i të Drejtave të Njeriut zhvilloi një takim me të parburgosur dhe drejtues të institucionit për të parë nga afër situatën në të cilën gjenden të paraburgosurit. VasilikaHysi si drejtuese e këtij Nënkomisioni tha se ka mbipopullim dhe nuk marrin trajtimin e duhur shëndetësor.Paraburgimet janë të mbipopulluara, ka problem të sjelljes së stafit në këto insitucione dhe të arrestuarit nuk marrin trajtimin e duhur shëndetësor.Këto janë disa nga përfundimet e Nënkomisionit të të drejtave të njeriut pas një takimi të bërë me të parabugosurit dhe me drejtuesit e këtij institucioni.Vasilika Hysi, drejtuese e këtij nënkomisoni tha se dhe proçedurat e ekstradimit zgjasin së tepërmi.Teksa deputetët, anëtarë të këtij Nënkomisioni dolën jashtë paraburgimit 302, familjarët nuk hezituan ti përcjellnin shqetësimet, një prej të cilëve ishte hapja e një dyqani cigareje brenda në parabugim.