Nuk pres incidente gjatë vizitës së Edi Ramës në Preshevë

Tirane- Kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviç (ne foto) ka thënë se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Preshevë të kaloj pa asnjë incident.Kryetari i trupit Koordinues ka thënë se pret që Edi Rama të jap mesazh atë që ka dhënë ministri i Sportit dhe Rinisë kur ka qenë për vizitë në Preshevë - që Presheva është pjesë e Serbisë dhe se qytetarët që jetojnë në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë banorë të Republikës së Serbisë.Stankoviç pret që vizita e Ramës në Preshevë, pa marrë parasysh sjelljet e padëshiruara diplomatike në Beograd, të kalojnë pas ndonjë incident dhe të kontribuojë në zhvillimin e mardhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë,Stankoviç ka thënë se nuk është e vërtetë se pas ftesës së Edi Ramës që Serbia ta pranoj pavarsinë e Kosovës është festuar, siçka mundur të lexohet në rrjetet sociale."Ne gjatë kësaj kohe kemi qenë në Preshevë në një vizitë tek një familje me ministrin Vulin, kemi kaluar nëpër rrugë, gjendja ka qenë normale, nuk ka pasë kurrfarë euforie, po as situata tjera eksesi" ka thënë Stankoviç,citon presheva.com