Rama në Preshevë: Atë që i japim tjetrit askush s'mund të na e mohojë
Lugina e Preshevës e priti si kryeministër dhe Edi Rama u soll si i tillë: U soll si kryeministri që përfaqëson shqiptarët.
Tregoi se ndodhej aty, si kryeministër të shqiptarëve i kishte kërkuar Beogradit të zbatojë të drejtat e bashkëkombasve duke zbatuar në këtë mënyrë detyrimin e tij kushtetues për të mbrojtur e mbështetur aspiratat shqiptarëve kudo që janë.
Një ditë më parë, në takimin me kryeministrin serb Vuçiç, në mes të Beogradit, kishte ngritur zërin për ta, për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe spitalore, mos diskriminim kishte marrë premtimin e Vuçiç, se do i zbatonte dhe e sfidonte ta mbante fjalën.
"S’ka arsye që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë më pak të drejta se serbët në Veriun e Kosovës. Jemi në të drejtën e Zotit, të mbrojmë të drejtën e çdokujt që jeton në këto territore, për të mos u ndjerë i ndryshëm në kuptimin diskrimunes, nga askush tjetër. Ne shqiptarët duhet të ndihemi krenarë, sepse atë që duam për vetë nuk ja mohojmë tjetrit, por ama atë që i japim tjetrit asnjë tjetër nuk mund të na e mohojë ne, " tha kryeministri Edi Rama në Pallatin e Kulturës.
Pritja në Preshevë
Në sheshin "Liria", shqiptarët e Luginës së Preshevës, i dhanë vetëslirinë, për ta pritur Edi Ramën si kryeministër të tyre! Tensioni i mëngjesit, ku u hoqën flamujt kombëtar, ia zuri vendin valëvitja e dhjetra të tillëve nga shqiptarët e luginës, por edhe këngët e vallet shqipe. Një pritje për të cilën Rama tha se ndihej tërësisht i privilegjuar dhe mirënjohës.Qëndrimi i Ramës në Preshevë zgjati pak më shumë se dy orë. Në orën 11: 45 minuta Kryeministri Edi Rama hyri në Luginën e Preshevës, për tu larguar më pas rreth orës 14: 30, drejt Kosovës. Vizita u shoqërua me masa të larta sigurie, por nuk ndali dot, ngjyrat e festës, në terrotorin serb, të jetuar nga shqiptarët.Rama: S'tërhiqemi nga detyrimi kushtetues"Çështjet e Luginës janë çështje që kërkojë zgjidhje me institucionet e Serbisë por shteti shqiptar nuk do të tërhiqet nga detyrimi kushtetues që duke forcuar dialogun me Serbinë të forcojë pozitën e vet për të mbrojtur e mbështetur aspiratat e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Serbisë dhe nuk shoh asnjë arsye. S’ka arsye që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë më pak të drejta se serbët në Veriun e Kosovës, ashtu si dhe të gjithë minioritetet etnike e kulturore nuk mund të diskriminohen për shkak të origjinës nëse jemi të gjithë seriozë që kësaj mundësie fantastike për të mbyllur një shekull dassish e të hapim një rrugë të re paqeje ti përkushtohemi jo me fjalë por me vepra”Rama: Jemi në të drejtën e Zotit të mbrojmë shqiptarët"Sot në Shqipëri ka një minoritet grek i cili nuk ndjen për asnjë çast dallim e jo më diskriminim në raport me qytetarët shqiptarë me kombësi shqiptare. Sot në Shqipëri ka një minoritet të vogël në numër maqedonas, i cili jo vetëm nuk ndjen asnjë diskriminim në raport me popullsinë shqiptare, por pas ndarjes së re territoriale do të ketë edhe bashkinë e vet, pavarësisht se numri është i vogël. Ne shqiptarët duhet të ndihemi krenarë, sepse atë që duam për vetë nuk ja mohojmë tjetrit, por ama atë që i japim tjetrit asnjë tjetër nuk mund të na e mohojë ne. Jemi në të drejtën e Zotit, të mbrojmë të drejtën e çdokujt që jeton në këto territore, për të mos u ndjerë i ndryshëm në kuptimin diskrimunes, nga askush tjetër. Pavarisht kombësisë dhe vendbanimit, ky projekt, kërkon bashkimin e shqiptarëve këtu në Luginë për të adresuar problemet reale."Rama: Hapem një faqe të re të marrëdhënieve me Serbinë“Pavarësisht vështirësive të kuptueshme dhe mosdakordësive të njohura më lejoni tu them se jam besim plotë që kemi hapur një faqe të re në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Serbisë. Kështu kemi marrë përsipër përgjejgësinë që na takon që të mos lejojmë që gjenerata e re e shqiptarëve dhe e serbëve të trashëgojnë traumat dhe pasojat dramatike të një konflikti jashtëzakonisht të gjatë që fëmijët shqiptarë e serbë nuk e meritojnë."Rama: Kemi mundësi historike për paqe të qëndrueshme“Jam I vetëdijshëm për brengat, vështirësitë e pamundësitë tuaja. Brenga të shkaktuara shpesh herë pavarësisht nga ju, së bashku kam besim se duke shfrytëzuar këtë moment paqeje dhe ta kthejmë në një rrugë të qëndrueshme të bashkëpunimit. Kemi mundësi historike.Rama: Kush e ka vështirë të ndahet nga e shkuara nuk jemi ne “Është kohë e re dhe duhet të jemi të vetëdijshmë të sillemi ashtu siç i ka hije. Kush e ka vështirë të ndahet nga e shkuara nuk jemi ne. Ka ardhur koha që rajoni të bashkohet një herë e mirë me Europën."Rama: Vuçiç të mbajë fjalën “Jemi të vetëdijshëm për tekstet shkollore. Edhe me Vuçiç u fokusuam te domosdoshmëria për ta parë me sy kritik gjëndjen dhe cilësinë e arsimit. Do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Serbisë që kjo situatë do të ndryshojë ia kam kërkuar shprehimisht kryeministrit të Serbisë, që ai personalisht dhe qerveria serbe do të angazhohen seriozisht për infrasktrukturën spitalore dhe ti japin fund odisesë që qindra nëna të ikin 10 km lart. Dhe shprehimisht më ka thënë po, shpresoj e besoj se do e mbajë fjalën sepse nuk dua që kur ti them nuk e mbajte fjalën të thotë është provokim” .Fjala e plote e kryeministrit RamaFOTOGALERI/ Pritja e Rames ne Presheve
Kuvendi komunal në Preshevë shpall qytetar nderi të komunës së Preshevës kryeministrin e Shqipëris Edi Rama. Në këtë seancë të jashtëzakonshme ishin prezent 33 këshilltarë të cilët votuan unaniminisht, informon "Presheva.com"Ora 10:33 Serbët mbyllin kufirin me Kosovën dhe MaqedoninëSerbët mbyllin kufirin me Kosovën dhe Maqedoninë, informon zv/drejtori i informacionit të Ora News, Patrik Sadikaj. Mbyllja e kufirit serb me qëllim që shqiptarët të mos shkojnë drejt Preshevës .Ndërkohë mësohet se qytetarë të shumtë po mblidhen në oborrin e shtëpisë së Kulturës "Abdullah Krashnica" në Preshevë, ku janë duke pritur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.[caption id="attachment_419928" align="alignnone" width="655"]
Ne foto qytetarët filluan të mblidhen në oborrin e shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë[/caption]Hiqen flamujt nga shtyllat Ndërkohë "Presheva.com" informon se janë hequr flamujt nga shtyllat që ishin vendosur me rastin e pritjes së kryeministrit në rrugën kryesore "15 nëntori". Autobusi me gazetarë që shoqëron kryeministrin u bllokua për gati 30 minuta në autostradë dhe më pas u la të vazhdonte rrugën drejt Preshevës.Ora 09:20 Bllokohet autobusi me gazetare Autobusi i gazetarëve që shoqëron kryeministrin Edi Rama në vizitën e tij në Preshevë është bllokuar në autostradën që të çon drejt Preshevës.Policia serbe deklaroi se më parë duhej të kalonte delegacioni shqiptar. Bllokimi ndodhi rreth orës 09:20. Gazetarët u lejuan të lëvizin vetëm pasi kaloi delegacioni i Ramës.Ora 09:00 Xhandarmeria serbe rrethon Luginen Ndërkohë "Zëri" shkruan se Presheva mëngjesin e sotëm është rrethuar nga policë të shumtë të cilët po sigurojnë vendin para ardhjes së kryeministrit Rama. Madje sjell dhe foto të cilat tregojnë se në shtëpinë e kulturës, aty ku do të mbahet fjalimi i kryeminsitrit janë vendosur dhjetëra policë.
"Mirë se vjen zoti Kryeministër!""Mirë se na vini zoti Kryeministër!" - Shqiptarët e Luginës së Preshevës i urojnë mirëseardhjen kryeministrit shqiptar Edi Rama.Rreth orës 07:00 delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri la Beogradin për të nisur udhëtimin drejt Preshevës, informoi gazetari i Ora News, Patrik Sadikaj sot në mëngjes.Gazetari ynë informon se Presheva është e blinduar nga policë e xhandarmëri.Çdo njeri që hyn në Preshevë kontrollohet.Ndërkohë forca të shumta policore janë parë edhe në autostradën Beograd- Preshevë. Për plot 102 vjet pavarësi të Shqipërisë, asnjë president dhe asnjë kryeministër shqiptar nuk i ka vizituar këto treva.Rama do të marrë titullin "Qytetar Nderi" nga këshilli komunal si dhe do të mbajë një fjalim në Shtëpine Kukturës në Preshevë.Per Presheve— Edi Rama (@ediramaal) November 11, 2014Axhenda e vizitës së Kryeministrit Rama në Preshevë7:00 – Nisje për në Preshevë e delegacionit (dy vetura, një minivan).11:00 – Mbërritje në Preshevë në sheshin “Liria” përpara godinës së këshillit komunal.11:10 – Dalje në sheshin “Liria” dhe fjalim në podium.11:30 – Shtrëngim duarsh me pjesëmarrësit dhe ecje në këmbë deri te materniteti i financuar pjesërisht nga qeveria shqiptare, për të parë gjendjen e qendrës spitalore.12:00 – Nisje për në restorantin “Rozafa”, rrugës për në Bujanovc. Drekë me personalitetet politike vendore.14:30 – Mbërritje në Bujanovc dhe ndalesë në shkollën e mesme “Shezai Surroi”.15:15 – Vizitë e shkurtër dhe përshëndetje në fabrikën “Protex”.15:45 – Nisje për në pikën kufitare serbo- kosovare të Konculit.16:10 – Mbërritje në Koncul dhe largim nga territori serb"Oranews.tv