Tepelenë, gjendet i vrarë një person. Në Durrës vdes 62-vjeçari nga shpërthimi i bombulës
Mbrëmjen e 9 nëntorit është gjetur i vdekur Qemal Zeka vetëm 1 kilometër larg shtëpisë së tij, në fshatin "Luftinjë" Tepelenë.Sipas ekspertëve mjeko-Ligjor, pasi është bërë autopsia ka rezultuar se viktima kishte një frakturë në pjesën e pasme të kokës.Specialistët e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë paraprakisht e kanë klasifikuar si vrasje dhe për këtë fakt kanë nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.Banorë dhe familjarë të viktimës janë shoqëruar mbrëmen e 10 tetorit në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës për tu marrë në pyetje.Ndërkohë në Durrës, një 62 vjeçar ka gjetur vdekjen nga zjarri në banesën e tij dykatëshe në lagjen 6 të Durrësit. Shkak i zjarrit mendohet të jetë shpërthimi i një bombule gazi.Zjarrëfikset kanë arritur të shuajnë zjarrin, por 62 vjeçari i cili ishte i vetëm në shtëpi, megjithë ndihmën që i'u dha nuk arriti të shpëtonte.