Rama: Shqipëria e Madhe mit, s’ka lidhje me ne. Me Serbinë në BE
Nuk dihet sa në koherencë ka qenë me deklaratat e funksionarëve të lartë të shtetit të Serbisë, por kryeministri Edi Rama ka shuar frikën e tyre për ekzistencën e një projekti shqiptar për Shqipërinë e Madhe.“Shqipëria e Madhe është një mit dhe nuk ka të bëjë asgjë me ne” ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për B92, kryeministri shqiptar.Kryeministri tha se projekti i shqiptarëve është një “Europë e Madhe” me të gjitha shtetet, përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë në të.“Më tregoni një provë të vetme se cili politikan shqiptar ka bashkëpunuar me dikë për këtë idenë e Shqipërisë së Bashkuar”, ka thënë Rama.Kryeministri Rama ka thënë se e habit fakti se dikush në Serbi provokohet nga qëndrimi se Kosova është shtet i pavarur dhe të ndarë nga Shqipëria.“Për mua është magjespse se si ju mund të provokoheni nga kjo. Kjo nuk është diçka që unë e kam ëndërruar. Kjo është realitet. Shumë shtete me të cilat Serbia bashkëpunon e kanë njohur Kosovën si shtet”, ka thënë veç tjerash Rama.Ndërkaq mësohet se dy Kryeministrat sëbashku me delegacionet përkatëse kanë darkuar mbrëmjen e sotme në një nga restorantet në Serbi, darkë kjo e palajmëruar.