Preshevë, arrestohen shqiptarët, po vinin flamujt kombëtar për Ramën
Kur kanë mbetur dhe pak orë nga vizita e Ramës në Preshevë, në luginë janë regjistruar incidentet e para.Kështu policia serbe ka arrestuar në orët e mbrëmjes së sotme pronarin e një kompanie dhe shoqëruesin e tij, e cila do të vendoste flamujt përgjatë rrugëve.Sipas portalit “Persheva jonë” nderrmarja ne fjale ishte kontraktuar nga komuna e Preshevës për vendosjen e flamujve kombëtar në rrugën “15 nëntori” në Preshevë, nga gjimnazi “Skenderbeu” e deri tek qendra, para Komunës e sheshit të Deshmorëve të UCPM-së,Autoritetet lokale në Preshevë janë në përfundim të përgatitjeve për pritjen e kryeministrit Rama.Gjatë qëndrimit në Preshevë, kryeministri Rama do të ndalojë në Bashkinë e qytetit dhe më pas do të zhvillojë një takim me qytetarët në qendrën kulturore, për t’u treguar se Tirana zyrtare është e angazhuar për të drejtat e tyre.