Gjermania: Gjendja në Ukrainë është e rëndë, duhet të merremi seriozisht

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer, tha të hënën se gjendja në Ukrainë është mjaft e rëndë dhe se rebelët që kanë marrë kontrollin e zonave të lindjes duhet të respektojnë marrëveshjen e armëpushimit.Ministri gjerman shfrytëzoi një vizitë në Kazakistan për të theksuar shqetësimin gjithnjë e në rritje nga shpeshtimi i shkëmbimeve të zjarrit mes separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare javët e fundit, pavarësisht marrëveshjes së firmosur nga palët në Minsk më 5 shtator."Do të diskutojmë për këtë çështje, pasi është bërë majft serioze, siç mund ta shohim të gjithë. Dhe shpresoj vetëm që të arrijmë të bindim palët e përfshira në konfliktin e Ukrainës, sidomos separatistët, por edhe Rusinë, që t'i rikthehen zbatimit të protokollit të Minskut", tha Shtajnmajer në konferencën për shtyp.Rebelët në lindje të Ukrainës kanë rifilluar shkëmbimin e zjarrit me artilieri të rëndë në Donjeck këtë muaj, ndërkohë që Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian ka bërë të ditur se ka vënë re një numër të madh trupash dhe makinerishë luftarake ruse që të kenë kaluar kufirin për në Ukrainë.Megjithatë, secila palë ka akuzuar tjetrën se ka shkelur marrëveshjen e paqes dhe Rusia hedh poshtë me ngulm përfshirjen e saj në ndonjë konlikt dhe dërgimin e armatimeve në Ukrainën lindore.Shtajnmajer shtoi gjithashtu se me t'u kthyer në Berlin të hënën në mbrëmje do të diskutojë për këtë çështje me shefen e BE-së për politikat e jashtme, Federika Mogerini.