Biden-hebrenjve: S'lejojmë armë bërthamore në duart e Iranit, pikë!
Zëvendës.presidenti amerikan, Xho Bajdën, i tha komunitetit hebre se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë Iranin të ndërtojë armatime bërthamore.I pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Hebreje, Bajden siguroi të pranishmit se një gjë e tillë nuk do të ndodhë."Kam dëgjuar shumë fjalë dashakeqe rreth qendrimit tonë ndaj Iranit. Ja ku po ju a them qartë: Nuk do ta lejojmë Iranin të marrë armë bërthamore! Pikë! Dhe nuk do ta vendosja kurrë në lojë reputacionin tim 42-vjeçarm nëse nuk do të isha i sigurt për fjalët e mia" tha Bajden.Zëvendës.presidenti foli edhe për tensionet e kohëve të fundit mes SHBA-së dhe Izraelit."Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë një partneritet të veçantë sigurie. Por ja si qëndron puna: Si gjithë miqtë e ngushtë, ne i flasim ndershmërisht njëri-tjetrit.Flasim drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin. Kemi mosmarrëveshje, e duam njëri-tjetrin dhe ndonjëherë edhe e acarojmë njëri-tjetrin. E kam seriozisht këtë. Kështu sillen miqtë me njëri-tjetrin", tha Bajdën.Të martën, në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Hebreje do të flasë edhe kryeministri Izraelit, Benjamin Netanjahu.