Rama: Pavarësisht Kosovës, një hap përpara. S’na duhet Perëndim i Mesëm
Në një intervistë për Reuters pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç, Edi Rama pranoi se pavarësisht debatit për çështjen e Kosovës, ky takim ishte një hap i rëndësishëm përpara në marrëdhëniet mes dy vendeve.Rama gjithashtu shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të vazhdojë."Ishte një hap mjaft i rëndësishëm përpara, sigurisht që po, mjaft i rëndësishëm përpara. Sepse pavarësisht çështjes së Kosovës, ku jemi totalisht në mosmarrëveshje, ka ende shumë çështje të tjera, si nevoja për të bashkëpunuar për të mirën e vendeve tona dhe popullit tonë, për të hyrë në Bashkimin Europian. Mendoj se gjithnjë e më tepër është rritur vetëdija se të vetëm nuk mund të shkojëm larg, por sëbashku po".Kryeministri vuri në dukje se paqja e arritur në rrajon nuk duhet të merret si e mirëqenë nga Bashkimi Europian."Pas marrëveshjes së paqes Serbi-Kosovë, i erdhi fundi edhe konfliktit të kufijve. Dhe çfarëdo që të thotë Serbia sot, është e qartë se nuk ka konflikt për kufijtë. Kjo është fantastike, por nuk është e mirëqenë dhe do të ishte gabim nga ana e BE-së që të mendonte se nuk mund të ndryshojë më kurrë nëse e merr si të mirëqenë këtë".Rama gjithashtu paralajmëroi Europën se një përkeqësim i marrëdhënieve në Ballkan do të kishte pasoja edhe për kontinentin."Vetë fakti që një ndeshje futbolli mund të përkeqësojë në këtë mënyrë marrëdhëniet tregon se sa vulnerabël është paqja në Ballkan. Por çdo prapsim i marrëdhënieve në Ballkan do të ishte një zmbrapsje e tmerrshme edhe për Europën. Kushdo që mendon se Ballkani është jashtë Europës kështu që nuk është problem europian, e ka tmerrësisht gabim. Na mjafton Lindja e Mesme, nuk na duhet edhe Perëndimi i Mesëm, përndryshe do të ishte e tepërt dhe një goditje totale".Për Ramën, fakti që në Ballkan tashmë ka dy shtete shqiptare, ka qenë faktor qendrueshmërie dhe shqiptarët kanë tashmë më shumë përgjegjësi në rajon.