Meta: Deklaratat e Ramës konstruktive .Vuçiç, reagim i momentit

Kryetari i Kuvendit i ka cilësuar konstruktive dhe normale deklaratat e kryeministrit Rama gjatë konferencës për shtyp me homologun serb Vuçiç.“Deklaratat mendoj se kanë qenë mjaft konstruktive dhe normale. Përderisa është edhe deputet i Vlorës, po të shikosh vazhdimisht peizazhet e Vlorës, siç po i shohim dhe ne tani, deklaratat janë mjaft normale”, tha Meta.I pyetur lidhur me deklaratat e Kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili i quajti provokuese fjalët e homologut shqiptar, Meta u shpreh se ishte një reagim i momentit.“Mendoj se ishte një reagim i momentit. Rëndësi ka që vizita po ecën shumë mirë”, deklaroi Kryetari i Kuvendit.Komentet Meta i bëri teksa vizitoi ekspozitën e pikturave me temë “Vlora në telajo” në ambientet e Muzeut Kombëtar.Të pranishëm në këtë aktivitet, ku ishin ekspozuar punët e 60 artistëve të peizazhit vlonjate ishin të pranishëm edhe ministra, deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor si edhe akademiku kosovar, Rexhep Qosja.