Shans i humbur, Vuçiç: Rama dogji mundësinë për një faqe të re

Beograd- Një shans të humbur për të shkrirë akullin mes dy vendeve pas 68 vitesh “acar”. Kështu e ka cilësuar kryeministri serb Aleksandër Vuçiç vizitën e homologut të tij, shqiptar Edi Rama.Duke folur rreth asaj çfarë ndodhi sot në konferencën e përbashkët për mediat, Vuçiç bën përgjegjës për këtë dështim vetë Ramën, pasi sipas tij ai provokoi në mes të Beogradit me deklaratat për Kosovën.Ndërkohë kryeministri Edi Rama, vetëm pak minuta më parë përfundoi pjesmarrjen në forumin e biznesit për forcimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Serbi.Në ditën e tij të dytë të vizitës, Rama do të udhëtojë në Preshevë, ku do të ketë një takim me përfaqësuesit vendorë atje.vucic