Mediat serbe përbaltin Ramën, ndërsa Vuçiç shërbëtor birrash për Sheshelin
Mediat serbe nuk janë mjaftuar vetëm me deklaratat nacionaliste pas deklaratës për Kosovën e pavarur, por kanë sulmuar edhe akuza personale kryeministrin Rama.Gazeta Kurir e njohur për gjuhën saj fashiste ndaj shqiptarëve, ka publikuar fotot nudo të Kryeministrit Edi Rama ndërsa shkruan se mediat shqiptare kanë komentuar se përdorte drogë.Për më tepër Kurir ka përdorur edhe videon e vjetër të Ramës në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës me një sëpatë në dorë duke prishur një shtyllë elektrike.Ndërkohë mediat kosovare i janë kundërpërgjigjur mediave serbe, duke kujtuar se kryeministri Aleksandër Vuçiç ka qenë një shërbëtor i shefave të partisë Radikale Serbe, ku Vuçiç ishte anëtar.Mediat e Kosovës kanë publikuar një foto ku duket kryeministri Aleksandër Vuçiç me një arkë me birra, duke i shërbyer Vojisllav Sheshelit, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe Timosllav Nikoliçit.