Takimi Vuçiç-Rama, mediat botërore: Shkrirja e akujve nuk zgjati as sa konferenca
Për mediat prestigjoze botërore mundësia për të hapur një kapitull të ri mes Shqipërisë dhe Serbisë u kthye në një sherr televiziv mes Ramës dhe Vuçiç.Shkrirja e akujve mes dy Kryeministrave, theksojnë mediat, nuk zgjati as sa konferenca për mediat.Agjencia prestigjoze Reuters nuk ka nguruar ta quajw sherr, debatin në konferencën për shtyp që kryeministri ynë, Edi Rama, pati me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç.Për Retuers, ai që duhet të ishte një kapitull tjetër në historinë e Ballkanit, degjeneroi në një sherr televiziv mes dy Kryeministrave për pavarësinë e Kosovës. Retuers nënvizon në fakt atë që u pa qartazi nga të gjithë, acarimin e Vuçiçit, i cili e quajti provokim.Në të njëjtën linjë qendron edhe BBC, e cila shkruan se vizita e parë prej 68 vitesh e një Kryeministri shqiptar në Serbi u shndërrua në një zënkë diplomatike e transmetuar drejtpërdrejt në televizor.Ndërsa Associated Press thekson faktin se mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk u arritën të uleshin tensionet, edhe pse ky kishte qenë zotimi i të dy Kryeministrave para takimit. AP madje vë në dukje se qetësia dhe ulja e tensioneve nuk arriti as t'i mbijetonte konferencës së përbashkët për shtyp.Edhe për Deutsche Welle, ajo që ndodhi mes dy Kryeministrave quhet përplasje. Edhe pse Beogradi është zotuar që të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën për shkak të dëshirës për t'iu bashkangjitur Europës, Vuçiç tha se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.Edhe në portalin Bloomberg nënvizohen deklaratat e të dy Kryeministrave në lidhje me Kosovën, temë që ka errësuar tërësisht qëllimin e vizitës dhe marrëveshjet ekonomike të nënshkruara mes palëve.Ndërsa në të përditëshmen më prestigjoze spanjolle, "El Pais", vihet në dukje se takimi aq i sjellshëm për pak sa nuk përfundoi keq menjëherë sapo Kryeministri shqiptar përmendi fjalën e ndaluar, "Kosova", e cila solli reagimin e Kryeministrit serb.Në të gjitha mediat, takimi i sotëm cilësohet si historik për shkak të mungesës së një vizite të tillë prej 68 vitesh, ndërsa askush nuk ka harruar të përmendë edhe faktin se tensionet ishin ngritur sidomos pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit muajin e kaluar, që ishte edhe shkaku i shtyerjes së vizitës.