Fundjava kulturore e Tiranës, ja çfarë ofron skena për të mëdhenj e të vegjël

Sipas meteorologëve e shtuna dhe e diela parashikohen me shi dhe temperaturat do të bien ndjeshëm. Por edhe pse fundjavë me shi, institucionet kulturore ofrojnë argëtime për të gjithë artdashësit.Në Teatrin Kombëtar, në datat 7-8-9 nëntor, në orën 19:00 do të shfaqet premiera e shfaqjes "Udhëtim i gjatë drejt natës" me regjinë e Spiro Dunit. Subjekti i "Udhëtim i gjatë drejt natës" fokusohet në një familje jo funksionale e cila përpiqet të përballet dhe merret me emocionet ambivalente, pasojë e problemeve serioze familjare, duke përfshirë:varësia nga droga, degradim moral, frikë dhe faj i rrënjosur thellë dhe sëmundje që rrezikon jetën.Ashtu sic është anoncuar nga drejtuesit e Teatrit Eksperimental "Kujtim Spahivogli", mëngjeset i kushtohen fëmijëve deri në fund të sezonit. Kështu, të shtunën është shfaqja teatrore për fëmijë "E pabesueshmja dhe Princesha" dhe të dielën "Mbretëritë magjike". Të dyja janë në orën 10.30.Ndërsa në mbrëmje në orën 19.00 në datat 7-8-9 do të vihet në skenë komedia "Shiko kush erdhi".Në Galerinë Kombëtare të Arteve vazhdon të qëndrojë e hapur ekspozita restrospektive e Sadik Kacelit e cila është hapur më datë 16 tetor dhe do të qëndrojë deri më datë 16 nëntor. Ndërkohë të gjithë vizitorët kanë mundësinë të vizitojnë Linjën Muzeale të Galerisë e cila është përherë e hapur.Teatri i Operas dhe Baletit këtë fundjavë ia ka kushtuar baletit. Në datën 6 nëntor, në orën 18.00, do të vendoset në skenë premiera e baletit "Impact dhe Table". Gjithashtu baleti do të rivendoset në skenë në datat 7, 8 dhe 11 nëntor në orën 19.00. Ndërsa ditën e diel, më datë 9, do të vihet në skenë një koncert i Ansamblit Popullor në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit.Teatri i Kukullave dhe Cirku i Tiranës janë dy këndet e kushtuar fëmijëve, të cilët të favorizuar edhe nga moti me diell dhe temperaturat e larta do të kenë mundësi të ndjekin numra dhe shfaqje, të cilat i bëjnë ata edhe protagonistë. Në Teatrin e Kukullave do të shfaqet të shtunën dhe të dielën 'Kush është fajtor" në orën 11.00.TabelaPas "Inglorious Basterds" të Quentin Tarantino, aktori i famshëm Brad Pitt rikthehet në frontin e luftës këtë herë me "Fury" dhe "Let's Be Cops" është komedia amerikane e drejtuar nga regjisori Luke Greenfield janë dy premierat të cilat që prej 23 tetorit nisin të shfaqen ne Kinema Millenium.Gjithashtu në ambientet e kinemasë deri ditën e dielë shfaqen e edhe premierat e filmave të cilat janë pjesëmarrëse ne TIIF.