Obama letër sekrete Iranit, interes të përbashkët në luftën kundër IS
Presidenti amerikan Barak Obama thuhet se i ka shkruar një letër të fshehtë liderit suprem të Iranit, duke shprehur interesin e përbashkët në luftën kundër Shtetit Islamik. Sipas Wall Street Journal, në letër Obama i kërkon gjithashtu Ayatollah Ali Khameneit të nënshkruajnë një marrëveshje bërthamore.Por menjeherë pas bërjes publik të lajmit ka reaguar shtëpia e bardhë nëpërmjet zëdhënësit Josh Earnest, i cili tha se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit nuk ka ndryshuar.Earnest tha se ai nuk mund të komentojë mbi korrespondencën private mes Obama dhe një udhëheqësi botëror, duke u shprehur se Shtetet e e Bashkuara kishin diskutuar fushatën kundër Shtetit Islam me Teheranin në periferi të negociatave lidhur me programin bërthamor të Iranit, por nuk dha hollësi mbi këtë fakt.Kurse John Boehner, i pyetur në një konferencë të veçantë në lidhje me letrën e raportuar, tha se ai nuk kishte besim tek udhëheqësit e Iranit dhe nuk mendon se ata duhet të përfshihen në luftën kundër shtetit islam.Sipas Wall Street Journal, në Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë nënshkruar një marrëveshje në lidhje me programin bërthamor. Irani dhe gjashtë fuqitë e mëdha si Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Gjermania, Kina dhe Britania - janë në bisedime për frenimin e veprimtarisë bërthamore të Iranit, në këmbim të heqjes graduale të sanksioneve.