“Energjia”, Gjiknuri e Ahmetaj paralajmërojnë aksione në çdo shtëpi
Ministri i Energjisë ka paralajmëruar se do të hyjë shtëpi më shtëpi për të mbledhur çdo lek që është i papaguar si dhe për të ndalur vjedhjen e energjisë. Duke folur në një konferencë për shtyp ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri u shpreh se 10 ditë pas nisjes së aksionit janë arkëtuar 542 milion lekë.“Do të hyhet në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo zonë të Shqipërisë, do të ketë verifikime dhe kontrolle të njëpasnjëshme, për të identifikuar të gjithë abuzuesit e lidhjeve të paligjshme dhe vjedhësit e energjisë elektrike.Madje, do të ketë edhe kontrolle verifikuese për vetë punën e kryer nga strukturat e OSHEE-së”, tha Gjiknuri.Ndërkohë ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka zbritur në terren nga ku i ka bërë apel qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të paguajnë energjinë.“Nuk mund të tolerohet më që një pjesë të p aguajë dhe një pjesë të mos paguajë. Jemi të bindur që mënyra e re e jetesës në sistemin elektroenergjitik shqiptar, aksioni që po i referohemi nuk do të jetë aksion, do të jetë një punë e pandalshme, e përditshme”Gajtë muajit tetor arkëtimet e energjisë elektrike, kapën vlerën e 4.1 miliardë lekë duke shënuar një rritje prej 25 për qind krahasuar me një vit më parë ose rreth 836 milionë lekë më shumë.