Rregullorja e Kuvendit, mazhoranca "OK": Paloka do flasë pas Ramës
Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, u mblodh Këshilli i Rregullores dhe Mandateve me kërkesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.Këshilli diskutoi propozimet për ndryshim në Rregulloren e Kuvendit, të paraqitura nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Paloka dhe Bylykbashi, si dhe deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.Propozimet për ndryshime në Rregullore konsistonin në dhënien e të drejtës për të bërë komente Kryetarit të Grupit Parlamentar më të madh të opozitës menjëherë pas fjalës së Kryeministrit, si dhe që deputetët e Kuvendit të jenë anëtarë vetëm në një Komision të Përhershëm Parlamentar.Pas diskutimeve nga anëtarët e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ata dhanë dakortësinë për ndryshimet siç ato janë paraqitur nga propozuesit, dhe në frymën e kërkesave të propozuara më parë për këto çështje në rregullore.Në përfundim anëtarët e Këshillit u shprehën për vijimin e procedurave për miratimin e tyre në seance plenare.